970×90
970×90

Thaçi nga Tirana:‘’Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush

Thaçi nga Tirana:‘’Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi derisa po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë, deklaroi se idenë për ndarje dhe shkëmbim territoresh e përmendin, vetëm ata që ndihmuan Milloshevicin dhe kanë miq si Radojcici, Transmeton GazetaProjekti


Presidenti në fjalën e tij tha se, askush nuk mund ta cenojë asnjë milimetër të territorit të Kosovës, duke vënë theksin tek pasuritë e Kosovës, Trepça dhe Ujmani. 

‘’Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova dhe kanë miq si Radojcici.

Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Milloshevic. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territori  Kosovës,” tha Thaçi.

Related posts