Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim asamblistin shqiptar të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Veseli dhe Gjonaj kanë diskutuar për zhvillimet politike, arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe sfidat që ajo ka para vetes.
Kryeparlamentari Veseli, ka thënë se rasti i Mark Gjonajt është shembulli më i mirë i këtij integrimi, kjo edhe falë mundësive që shteti amerikan u jep të gjithë shtetasve të tij.
Veseli ka shtuar se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të shërbejnë si një urë e fuqishme lidhjeje midis ShBA-së dhe vendeve prej nga vijnë dhe se diaspora vazhdon të mbetet një prej aseteve kryesore të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ndërsa asamblisti Mark Gjonaj, e ka njoftuar kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën politike amerikane.