
Diplomati njohës i mirë i Ballkanit, Philip Reeker, do ta pasojë Wess Mitchellin në pozitën e ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për Evropën Juglindore.
Reeker ndër tjerash do të përfshihet drejpërdrejt në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Philip Reeker është emër i njohur mirë në opinionin kosovar, respektivisht atë ballkanit, transmeton Ballkani.info.
Në kohën e bisedimeve në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999, Reeker aso kohe ka qenë zëdhënës i ish ndërmjetësit të SHBA-ve, Christopher Hill, kurse më vonë ka vazhduar të merret me Ballkanin dhe më së shumti punon në forcimin e pozitës së Greqisë brenda strukturave euroatlantike.
Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka qenë ambasador i Amerikës në Maqedoni, kurse nga viti 2011 deri në vitin 2013 ishte zëvendës i ndihmësit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Ka qenë u përfshirë në bisedimet e Athinës dhe Shkupit rreth emrit.
Në pozitën e re, Reeker, përveç normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të merret edhe me afrimin e Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të Amerikës në Lindjen e Afërt dhe atë të Mesme, respektivisht me ndërtimin të gazsjellësit mesdhe-lindje dhe lidhjen e sistemit energjetik grek me atë të Ballkanit.
Sipas portali “Crisis monitor”, Philip Reeker njihet si njohës i mirë i temave dhe të rajonit dora e parë dhe vlen si njeri që “kryen punë”. /Ballkani.info/