970×90
970×90
970×90
970×90

Veturat e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe rregullat që duhej të ndiqte shoferi

Veturat e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe rregullat që duhej të ndiqte shoferi

Ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha, kishte një jetë të mbushur me mistere, ndoshta më shumë se sa yjet e muzikës, apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun. Hoxha kishte vetyra luksoze dhe disa rregulla që shoferi i tij duhej t’i respektonte në përpikmëri


Enver Hoxha kishte një veturë të tipit Mercedes 600, limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e veturave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist shqiptar. 

Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte më trimëri, por as frikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”.

Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit.

Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi ‘300 SEL’ me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.

Veturat  të cilat ka përdorur Enver Hoxha janë: Fiat Millecento, Alfa Romeo, ZIM,Flamuri i Kuq, Gaz 67, Gaz 69, Kadillak, Mercedez Benz 300 SEL dhe Mercedez Benz 600 Limuzinë.

Related posts