
Prishtina ka shënuar fitore bindëse para publikut të saj në ‘Fadil Vokrri’, duke e mposhtur skuadrën e Lirisë me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.
‘Bardh e kaltrit’ kaluan në epërsi qysh në minutën e parë me anë të anësorit Mankenda.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Armend Thaçi në minutën e 50’, Meriton Korenica në minutën e 58’ dhe Arbër Hoxha në minutën e 93′ për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tyre.
Fitore ka shënuar edhe Feronikeli, të cilët kanë fituar kryendeshjen e kësaj xhiroje, kundër skuadrës së Llapit, me rezultatin 2:0.
Golat në këtë takim realizuan nga Mendurim Hoti, i cili e tundi rrjetën e llapjanëve në minutën e 29’ të takimit dhe Astrit Fazliu në minutën e 92′.
Fitore minimale shënoi edhe Trepça 89, e cila mposhti Dritën, fal golit të shënuar nga Hyshmerit, në minutën e 13 të takimit.