
2
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar
për të ardhmen e shtetit shqiptar në BE.
“Diskutim i mirë me Johannes Hahn. Nënvizuam arritjet thelbësore të Shqipërisë në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe kontributin tonë në stabilitetin rajonal. Mirëpritëm mbështetjen e tij për të kundërshtuar dhe rezistuar çdo përpjekje për të destabilizuar dhe minuar progresin tonë drejt fazës tjetër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.