![28-vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/02/6F2C9015-B79D-4C0E-B689-297492A4E335.jpeg)
1991
Shqipëria sot kujton 28-vjetorin e rënies së bustit të Enver Hoxhës.
Më 20 shkurt 1991, mijëra të rinj u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës.
Rrëzimi i bustit ishte simbolika e rënies së një regjimi që po jetonte ditët e tij të fundit dhe që ishte paraprirë nga një seri zhvillimesh të ndryshimit të madh, i cili nisi me protestën e studentëve, grevën e tyre të urisë e pranimit të pluralizmit politik të Shqipërisë.
Pas përleshjes me policinë, u arrit rrëzimi i bustit, duke e futur 20 shkurtin në kalendarin e historisë, si ditën e ndarjes me diktaturën dhe fillimit të një epoke të re.