
Një person rreth moshës 30 vjeçare sot ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje me armë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në udhëkryqin e rrugës “Rexhep Prishtina”, në Ferizaj.
Gashi tha se mjeku në terren e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 12:00 të udhëkryqi i rrugës ‘Rexhep Prishtina’, ka ndodhur një gjuajte me armë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Mosha e viktimës është rreth 30 vjeçare”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Policia është duke e hetuar rastin.