
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi i’u ka bërë thirrje liderëve shtetëror të Kosovës, të bëjnë marrëveshje me shtetin e Serbisë dhe në këtë mënyrë Kosova të anëtaresohet në Organizata ndërkombëtare, shkruan GazetaProjekti.
Statusi i plotë:
Përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndonëse të rinj, bashkë patën guximin, vizionin, vendosmërinë të bëjnë luftën si udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të UÇK-së dhe të kenë Lavdinë për çlirimin e Kosovës deri në lirinë e saj.
Dhe si të tillë sot me përvojën e tyre, ushtarake, politike dhe shtetëformuese, prej Liderësh, (këta dhe jo të tjerët) kanë mandatin jo vetëm kushtetues, shtetëror, kombëtar e qytetar por edhe fuqinë e mundësinë politike, si dhe përgjegjësin politike, morale e historike për marrëveshje përfundimtare me Serbinë deri në njohje reciproke dhe Pavarësinë e plotë me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizmat tjerë ndërkombëtar.
Çdo devijim nga ky mandat, dërgon Kosovën në rrugë me të panjohura dhe rreziqe, për çka është përgjegjësi ekskluzive e këtyre të katërtëve !!