
14:17, 19 Shkurt 2019
Qeveria e Kosovës, sapo ka miratuar pikën e rendit të ditës për rritjen e pensioneve.
Sipas aprovimit, pensionet bazike janë rritur për 20% përqind, ato kontributdhënëse për 15 përqind dhe pensionet e Trepçës për 20%, njofton Klan Kosova.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se mjetet do të jepen retroaktiv prej periudhës 1 janar 2019.
Në këtë rritje sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.