Shefi i shërbimit të kundërzbulimit të Belgjikës Clement Vandenborre është arretsuar kaf fundi i janarit për shkak të dyshimit të bazuar se bashkëpunonte me rusë.
Gazeta belge De Morgen shkruan sot se sipas informatave me te cilat disponon, me rastin e një operacionit të dyshimtë të vitit 2016 kontakti i tij ka qenë një grua nga Serbia, për të cilën dyshohet se është agjent i dyfishtë rus.
Sipas gazetës, kontakti me atë grua ka filluar pas sulmit terrorist në Paris, në nëmtor të vitit 2015, kur shërbimi belg ka kontaktuar me Shërbimin e inteligjencës së Serbisë për të marrë informacion mbi njerëzit të cilët kanë ardhur në Evropë duke shfrytëzuar rutën ballkanike.
De Morgen shkruan me tej se kjo grua “ka pasur qasje në të dhëna sekrete, deri sa shërbimi i kundërzbulimit ka frikë se ajo është agjent i dyfishtë i cili, në të vërtetë, ka punuar për Rusinë”, transmeton REL.
Clement Vandenborre, i cili në këtë shërbim ka punuar 40 vite, sipas të dhënave të gazetës, është i dyshuar se ka zhdukur një numër të konsiderueshëm të dokumenteve të shërbimit të kundërzbulimi në prerësen e letrave.