
Aktori dhe poeti kosovar, Çun Lajçi në llogarinë e tij Facebook ka postuar disa vargje poezie kushtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Lajçi ka ngritur lartë dhe ka çmuar vendosmërinë e Haradinajt kundrejtë taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Madje artisti iu ka drejtuar Haradinajt duke i thënë se edhe popullin e ke pas vetes.
Këto janë vargjet e Lajçit:
Kurrë
Ama bash kurrë s’ke qenë ma i drejt
Kurrë
Ama bash kurrë s’e ke pas kaq afër popullin
Ti tani vërtetë s’je vetëm
Qendro dhe mos u luhat
Ti s’guxon me ra viktimë e Thaçit e Veselit
Ti tani je n’rrugën e Zotit
Pavarësisht se ç’thonë nji a dy a tre amerikan
Amerika asht ma shumë se nji ambasador, se nji gjeneral
Ti s’guxon me dhanë dorëheqje
As m’e heqë taksën
Thaçi don me nda Kosovën, ai te ndytë e ka lojën
Ti puno, siç punove tash e dy vjet
Dhe dije se zgjedhje t’reja s’do t’ketë sepse ato e fundosin Thaçin edhe Veselin
PDK- në gjithsesi
Jemi, vërtetë jemi me ty Ramush Haradinaj
Amerika po e mbron Serbinë, por kurrë s’do t’mund ta humb nji popull që e don deri n’vd,ekje!