Bekim Kafexholli, avokat i Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16 vjeçares nga Drenasi ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë me të cilat është ngarkuar klienti i tij.
Pala mbrojtëse e zëvendës-hefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, ka kërkuar që Veseli të lirohet nga paraburgimi.
“Në si mbrojtje i dham kundërshtimet për shkak se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim. Arsyetimet çfarë i ka dhënë prokuroria nuk qëndrojnë. Klienti im me veprat për të cilat është ngarkuar nuk përkojnë dhe ai duhet të lirohet në masë me të butë ose të lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Kafexholli pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore.
Tutje, ai ka shtuar se janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës lidhur me rastin, raporton GazetaBlic.