970×90
970×90
970×90
970×90

Me moton “Përdhunuesit në burg” përfundoj protesta ( Foto )

Me moton “Përdhunuesit në burg” përfundoj protesta ( Foto )

Pranë stacionit qendror të Policisë në Prishtinë po mbahet protestë pas rastit të denoncimit të një të miture se është shfrytëzuar dhe dhunuar seksualisht nga një Polic në komunën e Drenasit.

Protestuesit kryesisht të rinj po mbajnë pankarta ku kanë shprehur pakënaqësinë për policët të cilët janë akuzuar se nuk kanë mbrojtur viktimat dhe denoncuesit.

Një nga pankartat e ekspozuara para stacionit policor është edhe “axha polic, na ke nimu na ke q* nanen”, raporton Gazeta Projekti.

Edhe pankartat e tjera shprehin revoltën ndaj institucionit të sigurisë që po dështon të mbrojë viktimat në disa raste.

Qindra persona shihen të jenë pjesëmarrës në protestën “përdhunuesit në burg”. 

Ndryshe, vendi u trondit pas raportimit se një 16 vjecare ishte shfrytëzuar seksualisht me një arsimtar në shkollën e saj në Drenas, dhe e kishte denoncuar atë.

Më pas nxënësen, sipas raportimit të Insajderit, kishte vazhduar ta shfrytëzonte seksualisht polici të cilin e kishte njohur kur e ka denoncuar arsimtarin. 

Related posts