
Thaçi është shprehur se ky rast është një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të merren me profesionalizëm me rastin dhe të gjithë abuzuesit të sjellen para drejtësisë.
Ky është reagimi i plotë i Thaçit:
Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës. Në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve tanë. Kërkoj nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë. Shoqëria jonë duhet ta ngreh zërin kundër çdo abuzimi dhe institucionet duhet me vendosmëri të punojnë për çrrënjosjen e këtyre dukurive në vendin tonë. HTH.