970×90
970×90

Adriatik Kelmendi: Të gjithë liderët e partive politike janë ‘peshqi të Thaçit’

Adriatik Kelmendi: Të gjithë liderët e partive politike janë ‘peshqi të Thaçit’


Adriatik Kelemdi ka goditur liderët e partive të vendit me një shrkim autorial, duke theksuar se atyre ju mungon qëndrmi i qartë rreth bisedimeve me Serbinë, dhe se të gjithë në një mënyrë po duken si ‘peshqi’ të Presidentit Thaçi.

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi në një shkrim autorial ka nënvizuar se politikës kosovare po i mungon një qëndërim i përbashkët, e që në fund e gjitha rreth marrëveshjes me Serbi do ti ngjajë idesë, apo modelit të dizjanuar dhe të adaptuar të Presidentit Hashim Thaçi.

Kelmendi në kolumnën e tij të rregullt në ‘Koha Ditore’, ka aluduar te të gjithë liderit e partive politike kosovare si ‘Peshqi të Presidentit’.

“Nëse nuk do të ketë një masë kritike të unifikimit të qëndrimeve të partive politike, atëherë i vetmi që do të mbetet i paprekur edhe nga posti aktual e edhe nga pazaret politike do të mbetet Hashim Thaçi.

E kur të merren parasysh kërkesat edhe të Presidentit Trump, edhe të Bashkimit Evropian (BE), se gjatë këtij viti duhet të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjasat janë të mëdha që ajo marrëveshje do t’i ngjajë më tepër modelit të dizajnuar nga Thaçi”, ka theksuar Kelmendi.

Related posts