970×90
970×90
970×90
970×90

SBASHK: Bëmë kompromis me Qeverinë për hir të nxënësve

SBASHK: Bëmë kompromis me Qeverinë për hir të nxënësve


Sot ka përfunduar java e tretë e grevës së sektorit të arsimit, ku kërkesë të vetme kishin rritjen e koeficientit prej 30 për qind.

Shumë të vendosur, SBAShK-u deklaroi në vazhdimësi se nuk heqin dorë nga greva derisa kërkesa e tyre të plotësohet. Por dje, ata mbajtën një takim me ministrin e Financave, Bedri Hamza, i cili u premtoi zgjidhje. Ndërsa sot, përfaqësuesit e SBAShK-ut u pritën në takim në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Financave Bedri Hamza dhe kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani. Ata dolën me një marrëveshje të arritur, në të cilën është përfshirë oferta e kryeministrit, e paraqitur dy javë më parë, të cilën SBAShK e kishte refuzuar, dhe një ofertë tjetër e re nga Veseli, të cilat bashkë ngrisin koeficientin për 20 për qind në sektorin e arsimit.      Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë për KosovaPress, se të dy ofertat bashkë, janë të përafërta me kërkesat e mësimdhënësve. Jasharaj, dje kishte deklaruar se greva do të mund të zgjasë edhe një vit të tërë, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Sot, sipas tij, në dialog duhet të ketë kompromise. E menaxheri i Financave në SBAShK, Ymeri Ymeri sqaron për KosovaPress, se me marrëveshjen e arritur, i gjithë sektori i arsimit përfshihet në rritje të koeficientit.

Ai thotë se nuk është arritur ajo çka kanë kërkuar, por kanë bërë lëshime për shkak të nxënësve dhe kërkesës së prindërve për fillim të procesit mësimor. Ndërsa mësimdhënësit në shkollat me mesme të ulëta, të cilët e kanë pas koeficientin 2 tani me marrëveshjen e re do ta kenë 3.E shkollat speciale dhe shkollat e mesme të larta, ku koeficienti ka qenë 2.3 tani do të jetë 2.6, ndërsa drejtorët në institucionet parashkollorë që koeficientin e kishin 2.2, tani do ta kenë 2.5. Ndërsa drejtorët e shkollave të mesme të ulëta e kishin koeficientin 2.4, me marrëveshjen e re do ta kenë 2.7, dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta nga 2.7 tani do ta kenë koeficientin 3. Kujtojmë se marrëveshja u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku nesër pritet të votohet edhe buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Related posts