
Çdo ditë që kalon, bëhet gjithnjë e më urgjente për të përmbushur përgjegjësitë tona. E, nganjëhrë ndihemi të lodhur nga aktivitetet e shumta. Mirëpo, të kesh miq të vertetë, që dinë të të vlerësojnë, është fat i madh. Të tillët ta njomin shpirtin e ta rinojnë mendjen.
Pak, para se t’i ipesha lodhjës nga punët e shumta obligative dhe krijuese, një thirrje telefonike. Naser Hoxha, djali i Kryepleqnarit të Odës së Junikut, Brahim Hoxhës dhe nipi i Avdyl Imer Hoxhës, Kryetarit të Kuvendit të Junikut., më përshendet. Një ftesë për të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së Kryepleqnarit, Brahim Hoxhës dhe inaugurimit të Konakut të Odës së Junikut. Ftohem në emër të shoqatave “Salih Çekaj” nga Pfaffenhofen dhe “Dardania” nga Mannheimi, si dhe në emër të BPSH “Akademik Mark Krasniqi” që vepron në Pilsting të Niederbayernit të Gjermanisë.
Një ftesë e veçantë, një nder i trefishtë që rrallëkush e përjeton. Nderohen shoqatat dhe biblioteka, nderohem edhe unë. Ndjenja e kënaqësisë dhe e gëzimit e mbërtheu shpirtin dhe zemrën time. Nga Munihu fluturim drejt atdheut, drejt Kosovës. I ngarkuar me shumë nder e respekt, si vetëtima shkrepa në Junik.
Në oborrin e Tempullit të miqësisë, urtisë dhe trimërisë-Kullës së Junikut, dielli shëndriste në qiellin e pastër kaltrosh dhe ajri i mbushur me një aromë të lehtë e të ëmbël, që vinte nga një tufë gjineshtrash, verdhoshe me erë jete.
Pasardhësit e Kryepleqnarit, Brahim Hoxhës, Prof. Dr. Avdyl Hoxha dhe Naser Hoxha, për të mos i lënë të rrëshqasin në greminën e harresës, kishin vendosur t’i sjellin në mesin e të gjallëve, të kësaj kohe dhe kohërave tjera që vijnë, jetërat njerëzore, imazhet e një panoramë të largët të burrave të traditës shqiptare, ku prej lindjes e deri në vdekje qëndruan në rrugën e ndërgjegjës duke u shtrirë në shtratin e vuajtjëve të pafund si të pa njohura dhe dhe të pa ditura për shumë kënd.

Afshi më i thellë i shpirtit të njeriut është afshi për mirënjohje
Këtu, në oborrin e Kullës së Junikut, që si shqiponjë shtrinë krahët mbi Dukagjin e mbarë shqiptari, kishin vërshuar lumenjë njerëzish të ardhur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare; Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut, Islam Lauka, ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Prof.Dr. Berim Ramosaj, Armend Zemaj, deputet i LDK-s në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Avdi Rexha dhe Ramë Muja, përfaqësues të familjës së Kryepleqnarit dhe atdhetarit të Shqipërisë, Binak Alisë, Teuta Haxhiu, deputete e AAK-s, në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Mullah, Xhevat Kryeziu, Haxhi Rrahmani, kryepleqnar i Malësisë së Rugovës, Canë Tahiri, nga Tropoja, Naser Vllasi, epror ushtarak etj.. Të pranishme ishin edhe mjetet informative vizuele dhe të shkruara. I pranishëm ishte edhe drejtori i Radio Fontanës, Zeqir Mehmeti.
Pas intonimit të Himnit të Flamurit dhe Një Minute heshtje për gjithë të rënit për çlirimin e atdheut, nëpër kohë, aktori i mirënjohur, Nimon Muçaj, e shpalli të hapur Akademinë përkujtimore. Pasi i përshëndeti të pranishmit, fjalën ia dha atdhetarit, Idriz Zeqiri, i cili bëri një kronologji të shkurtër monografike për pinjollët e familjës Hoxha, rolin e Kullës dhe Odës së Junikut.
“Të flasësh për pinjollët e familjës Hoxha, Kullën dhe rendësinë e Odës së Junikut, duhet të hedhësh vështrimin largë në vite, atje tek vitet e gatimit të shtetit shqiptar, tek Imer Hoxha dhe tek Kuvendi i Junikut, Avdyl Imer Hoxha. Kur oktapodi vdekatarë ia kishte shtërnguar fortë, shumë fort lakun për fyti fatit të kombit, këtu, në Junik, po në këtë Kullë, u mbajtë Kuvendi ku u morën vendime dhe u dha fjala për t’i dalur Zot atdheut. U ngjall shpresa, krenaria e kombit u rilind. Tek Oda e Junikut u gërshetuan; mikpritja, mendja e shëndoshë dhe trimëria. Kjo Kullë i mbijetoi kohës sepse u përcoll brezash; Imer Hoxha – pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Avdyl Imer Hoxha- kryetar i Kuvendit të Junikut, Brahim Avdyl Hoxha-pleqnari më i mirë shqiptarë i të gjitha kohërave. Tani, nën përkujdesjen e Avdyl dhe Naser Brahim Hoxhës.”, tha mes tjerash, Idriz Zeqiri.
Agron Kuqi, kryetar i Komunës së Junikut, në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Oda e Junikut, si institucion popullor i këtyre hapsirave, është një vlerë e pa kontestueshme e trashëgimisë tonë kulturore e kombëtare”. Derisa, në emër të familjës së Krypleqnarit, atdhetarit, Binak Alisë, Ramë Muja, avokat, tha: “Kjo kullë ishte brum i atdhedashurisë ku janë gërshetuar të gjitha virtytet e mira, duke filluar nga mikpritja shqiptare. Është thënë se Kulla është e Zotit dhe e mikut….”.
Islam Lauka, ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, në fjalën e tij përshëndetëse, që më tepër ishin një thirrje, apo kushtrim, për bashkimin e shqiptarëve rreth vlerave kombëtare. Të mos joshemi pas pas plotsimit të kërkesave të Evropës, që shumë nga pikat e kërkesave të tyre qojnë në tjetërsimin e kombit shqiptarë. Heqjen dorë nga vetitë që nuk lënë kombin të zhduket. Martesat e gjinive të njëjta, barabarësia me minoritetet tjera në dy shtetet shqiptare., këto janë veti që nuk i përkasin shqiptarit dhe traditës së tyre. Lauka, bëri thirrje poashtu edhe në shtimin e natalitetit dhe edukimin e familjës në frymë morale kombëtare. “Më mirë jashtë Evropës se në Evropë të tjetërsuar. Ne duhet të shkojmë në Evrop si shqiptarë, me kulturë dhe traditë e, assesi të zhveshur nga këto virtyte kombëtare”, tha mes tjerash Lauka.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Maxhun Smajli, mes tjerash, tha: “Është gurrë e normave morale për një komb të lashtë, siq është populli ynë, që do të ndikojë në ruajtjen e krenarisë sonë si komb duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme. Përmes kësaj Akademie përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së Kryepleqnarit, Brahim Hoxhës, trashëgimtarët e këtij Tempulli-Kullë, bijtë e Brahim Hoxhës, na bashkuan sot, këtu, tek Oda e Junikut ku u gërshetua, mikpritja, mendja e shëndoshë dhe trimëria.
Kryepleqnari, Brahim Hoxha, dispononte aftësi e njohuri në kapjen e zbërthimin e mendimeve e ideve, më depërtimin në botën e brendëshme të karaktereve të njerëzve, në përsonalitetin e të cilit lidhen ngushtë optimizmi jetësor i kthjelltë dhe toleranca vërtetë humaniste ndaj dobësive të ndryshme ekzistenciale.
Kulti i vendlindjes mbeti i fuqishëm përjetësisht tek Mirush Kabashi, sepse ai e përceptonte poetikisht dhe zbulonte vlera të traditës përmes poemës së gjykimeve të Naim Frashërit.
Është vertetuar se afshi më i thellë i shpirtit të njeriut është afshi për mirënjohje- për respekt. Mundimet e Kryepleqnarit, Brahim Hoxha, kanë dhënë fryt suksesi. E ka merituar respektin. Andaj, jam krenar që në emër të SHKSH “Salih Çekaj” nga Pfaffenhofen, SHKSH “Dardania” nga Mannheimi dhe BPSH “Akademik Mark Krasniqi” në Pilsting të Niederbayernit të Gjermanisë, të jem i emruar për t’i dhënë tri shperblime-tri “Mirënjohje” të merituara Këtij vizionari.
Me “Mirënjohje” nderuan Familjen Hoxha dhe vetë Naser Hoxhën, edhe, në emër të Komunës së Kamenicës, Naser Vllasi, Unioni kombëtar Shqiptarë dhe Bashkësia e Tropojës.
Në fund për të pranishmit u kthye një drekë.