
Modelja e njohur nga Britania e Madhe, Chloé Loyd nuk di të ndalet,
Ajo njihet si një vajzë e dhënë pas udhëtimeve, e këtë na e ka dëshmuar goxha shpesh me fotografitë që i publikon në llogarinë e saj publike në “Instagram”.
Loyd me sa duket është goxha e lidhur me Dubain, pasi kjo e fundit e ka ‘bombarduar’ “Instagramin” me fotografi nga ky vend i cili njihet për dizajnin dhe arkitekturat e ndryshme që vështirë se i gjeni në ndonjë vend tjetër të botës,
Me aq sa duket, modelja nga Britania e Madhe po i shijon në maksimum rrezet e diellit në këtë vend, përderisa ne në Kosovë gjatë këtyre ditëve të ftohta veç mund të kënaqemi duke i shikuar fotografitë e saj.
Modelja 25 vjeçe, duket e mahnitshme në bikine dhe nuk heziton aspak që t’i zbulojë linjat e saja trupore në “Instagram”, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 244 mijë ndjekës.