
Ka përfunduar takimi i liderëve shtetërorë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
I pari që doli nga ky takim ka qenë ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.
Tre liderët, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli janë akoma brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.