Edmon Hoxha u lind më, 10 tetorë të vitit 1975 në Junik, si djalë i ri i eturë për lirinë e vendit të tij, në moshë shumë të re i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historia e njehë si strategin më të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht me 31 janar të vitit 1997. Njëra nga këngët e orkestruara dhe punuar me ndjenjën e fuqishme kombëtare nga këngëtari i mash shqiptar, Hekuran Krasniqi e cila mbanë titullin “Pushka e parë e lirisë”, i kushtohet pikërisht strategut të UÇK-së, Edmond Hoxha. Me tekst nga Alban Miroci, kjo këngë e paraqet në mënyrë artistike veprimtarinë ushtarake të Edmond Hoxhës. Transmeton GazetaProjekti.