970×90
970×90
970×90
970×90

Përfundon takimi i koalicionit, Haradinaj nuk bindet për largimin e taksës

Përfundon takimi i koalicionit, Haradinaj nuk bindet për largimin e taksës

Ka përfunduar takimi mes partnerëve të koalicionit qeveritar, i cili është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij takimi në të cilin morën pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj si dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli, askush nuk ka folur për media.

Burime të GazetaProjekti bëjnë të ditur se liderët e koalicionit PANA nuk kanë arritur marrëveshje për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Haradinaj nuk është bindur, thonë burimet tona.

“S’ka marrëveshja për taksën, në takim është debatur gjerësisht për dialogun dhe akterët janë pajtuar që askush nuk duhet të flas e as të dërgojë letra, përpos Ekipit Negociator”.

Po ashtu këto burime thonë se liderët e shtetit, përfshirë edhe presidentin Thaçi do të takohen nesër me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ku do të kërkohet dalja nga kjo situatë.

Po ashtu burimet tregojnë se krerët e koalicionit nuk janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje të parakoheshme.

Related posts