970×90
970×90
970×90
970×90

Andin Hoti: Falë PDK’së nëna ime sot e ka pagën 500 euro

Andin Hoti: Falë PDK’së nëna ime sot e ka pagën 500 euro


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti ka propozuar që të zvogëlohet koeficienti i deputetëve në 7, nga 8 sa është tani.

Përmes një shembulli e lavdëroi PDK-në, dhe u shpreh se Qeveria do të gjejë shumë shpejt zgjidhje për grevistët.

“Propozoj uljen e koeficientit të deputeti në 8 në 7 edhe 5 sado që të jetë ajo nëse doni zgjidhje kjo është zgjidhja dhe e dyta për ata që kanë dyshim në Qeverinë aktuale që do të gjejë zgjidhje për grevistët dhe pagat e tyre veç po ua rikujtoj një shembull konkret, një shembull timin familjar nëna ime në 2006 është hy në punë e ka pasur pagën 125 euro, sot e ka 500 euro , 470 e diçka, kjo është falë Partisë Demokratike të Kosovës, falë udhëheqjes së saj këto 10 vitet e fundit kështu që të jeni të sigurt nuk keni nevojë me u bë merak, të jeni të sigurt se edhe kësaj here, Qeveria aktuale, Partia Demokratike e Kosovës bashkë me koalicionin e saj do gjejë zgjidhje”, ka shtuar Hoti, raporton KP.

Related posts