970×90
970×90

Junik, në prani të Haradinajt, familja Knushi ia falë gjakun familjes Shehu (VIDEO)

Junik, në prani të Haradinajt, familja Knushi ia falë gjakun familjes Shehu (VIDEO)



Familja e Bashkim Knushit ia ka falë gjakun familjes së Ahmet Shehut.

Knushi ia shtriu dorën e pajtimit familjes Shehu pas dhjetë vjetësh hasmëri, në praninë e kryeminisrtit Ramush Haradinaj.

Ai e quajti këtë vepër fisnike shqiptare.

“Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!”.

Të dy këto familje janë nga Juniku.

Në këtë komunë u bë edhe falja e gjakut, gjatë akademisë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Related posts