
Është duke u shënuar 22 vjetori i rënies së Heronjve të Kombit Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe nën organizimin e Komunës se Junikut sot është mbajtur kjo akademi, shkruan GazetaProjekti.
Por, prezent ishte veç kryeministri Haradinaj, jo edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ani pse ky i fundit e kishte konfirmuar pjesmarrjen në akademi. Shkruan GazetaProjekti
Burime të GazetaProjekti të afërta me kryetarin e Kuvendit bëjnë të ditur se në momente të fundit, kryetari i Kuvendit kishte anuluar pjesëmarrjën në Junik, për arsye të qëndrimit për taksën që kanë shfaqur në mënyrë të hapur tashmë dy lideret dhe për t’i ikur takimit në akademi me kryeministrin Haradinaj. GazetaProjekti