970×90
970×90
970×90
970×90

Ramush Haradinaj nga Juniku: Nuk japim as tokë as taksen nuk e largojmë pa na njoftë Serbia

Ramush Haradinaj nga Juniku: Nuk japim as tokë as taksen nuk e largojmë pa na njoftë Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që Kosova të jep diçka, nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës
Sipas tij, është kërkuar që Kosova të jep tokë ose Republikë brenda Republikës.

“Kërkohet me u përmbyllë marrëveshja Kosovë – Serbi dhe a është në interes tëe mirë për ne, kemi kërku ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në vazhdimësi të përmbyllet me njohje ata na kanë thënë çka jepni ju nëse ju njeh Serbia. Ne kemi thënë se kemi vajza të dhunuara e njerëz të vrarë e të zhdukur e ekonomi te rene, nuk po themi më harru por mu pajtu, na thënë që nuk mjafton çdo herë kështu, na kanë thënë, atëherë kanë kërku çka duhet me dhënë ne, na kanë kërkuar me dhënë tokë që ka tokë e miniera ose nëse nuk jepni toke, jepni republikë brenda republikës. E kam pa që me dhënë njohjen pa dhënë diçka nuk po bejka”, tha Haradinaj.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.

Ai shtoi nëse Serbia na jep njohje, Kosova i jep mundësi të tregut ekonomik.

“Për këtë është normale se Amerika e Kina janë në luftë tregtare, e më vje mirë që Trump ka qenë se s’ka më lojë me Amerikën. Edhe Britania po ndahet me BE unë po i luti kolegët e mi se a bën ne nëse na jep Serbia njohje ne po i japim tregun Kosovës. Tregu është 1 miliard a ne e kemi buxhetin 2 miliard nëse duan me kthy tregun ne e duam njohjen nuk besoj se jam duke e tepruar apo duke u prish me ndonjë mik, në jemi duke bërë diçka që gjithë bota bën, ma jep njohjen ta jap tregun”, shtoi Haradinaj.

“Kur e kemi me nxjerr njohjen po thonë jo nuk e prishim partneritetin, nuk është kështu e kemi vonuar vetën 20 vite është mirë mu bë bashkë ka me thënë nuk e japim tregun pa e dhënë njohjen”, tha ai.

Haradinaj është i bindur se pa njohje nuk ka heqje të taksës.

“Ne e kemi armik Serbinë me ata është Rusia, njohja po na vyen nuk japim tokë, nuk japim Republikë brenda në Kosovë por ua kthejmë tregun”, shtoi ai

Related posts