Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, që vdiq të shtunën nga një ortek në Brezovicë.
Shuma u nda nga kategoria e shpenzimeve rezervë.
Mbledhja e sotme e Qeverisë filloi me një minutë heshtje në nderim të djalit te kryetarit të akademisë së shkencave, Nexhat Dacit.
Arian Daci, 40-vjeçar, vdiq më 26 janar si pasojë e një orteku të rënë në një pjesë të rrezikshme, jashtë pistës së skijimit.