Mashtrimet në internet janë shndërruar në format më të shpeshta, ku për një kohë të gjatë shumë persona nga mbarë bota kanë ra pre e mashtruesve nga Afrika, e kryesisht nga Nigeria.
Në këto mashtrime prezantoheshin persona që do të mund të ju kalonin miliona dollar në llogaritë tuaja bankare, për arsye të ndryshme, apo edhe ju shpallnin fitues të lotarive, edhe pse ju nuk kishit luajtur fare. Të gjitha këto bëheshin që t’u merreshin para, të dhënat e identitetit tuaj, apo edhe në organizmin e udhëtimit tuaj për në Afrikë, ku ju priste më e keqja.
Por tani forma e mashtrimit është rritur edhe më shumë, një skemë është ngritur në Facebook, ku përfshihen profile të rreme të grave tërheqëse që u dërgojnë mesazhe joshëse burrave. Në këto profile vidhen foto dhe identitete të femrave, përmes të cilave pastaj filtrojnë me meshkuj përmes bisedave, duke u munduar të fitojnë vëmendjen dhe besimin e tyre.
Ekspertë të sigurisë kanë vlerësuar se persona të ndryshëm, që qëndrojnë prapa këtyre mashtrimeve, kanë nga disa profile të rrejshme.
Gjëra të tilla, megjithatë sa duken emocionuese, tregojnë për mashtrime të mundshme, që dikush thjesht dëshiron të përfitojë në forma të ndryshme, ose të ketë synime të tjera, shumë më të rrezikshme.
Andaj kërkohet kujdes nga profilet tërheqëse dhe të panjohur.