Aeroporti “Adem Jashari”, përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen në këtë aeroport pas reshjeve të borës të cilat janë duke ndodhur krejt pasditen, transmeton GazetaProjekti.
Përkundër kushteve atmosferike me borë të dendur e me temperatura të ulëta deri me tani në ANP “Adem Jashari” janë realizuar 17 fluturime në shkuarje e 13 fluturime në arritje.
Përderisa, nuk janë realizuar 3 vajtje/ardhje, fluturimi i Austrian Airlines nga Vjena ishte nisur për në Prishtinë por është rikthyer në Vjenë pa realizuar aterim në Prishtinë e dy fluturimet e kompanisë gjermane Germania njëri ka ateruar në Shkup e tjetri është transferuar për tu realizuar nesër.
Deri në mesnatë presim të realizohen edhe 4 fluturime në ardhje e në 2 shkuarje.
www.airportpristina.com