970×90
970×90
970×90
970×90

Rrëfimi i nxënësve për mësuesin pedofil të Gjakovës që ishte i fiksuar t’i prekte nxënëset

Rrëfimi i nxënësve për mësuesin pedofil të Gjakovës që ishte i fiksuar t’i prekte nxënëset


Nxënëset e shkollës fillore “Mazllum Këpuska” të Gjakovës kanë rrëfyer për ngacmimet të cilat pretendojnë se i bëri arsimtari i tyre i gjuhës.

Mësohet se të njëjtit mësimdhënës kohë më parë i ishte ndaluar t’u japë mësim klasave të 8-ta dhe të 9-ta.

Një nxënëse ka rrëfyer se si mësuesi kishte filluar t’ia prekë qafën nxënëses.

“Ka ardhë afër meje, m’i ka largu flokët dhe më ka prek te qafa dhe unë jam largua për shkak se më ka ardhë marre. Kur jam larguar arsimtari ka qeshë dhe më ka pyetë pse po largohesh. Dhe unë kam thënë se nuk kam qejf me më prek”, ka deklaruar një nxënëse.

Edhe një tjetër nxënëse tregon se si mësuesi e kishte prekur një shoqe të saj të klasës.

“Një shoqe e klasës ka qenë duke shkruar një tekst dhe ai ka marrë flokët dhe ia ka hekë llastikun prej flokëve dhe ka filluar ta prekë në pjesët e trupit”, ka deklaruar ajo.

Një tjetër nxënëse thotë se mësuesi fliste edhe fjalë të ndyta gjatë orës mësimore.

“Dreqi nënën ose naj sen, nuk më han mua për ju, ose kësi fjalë”, ka deklaruar ajo.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, mësuesit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Related posts