![Haradinaj: Ismail Qemali u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/01/0131DB2E-8DDA-4A38-B056-973200F365A2.jpeg)
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 100 vjetorin e vdekjes personin që bëri shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qemali ka lënë trashëgimi të përjetshme tek shqiptarët, raporton lajmi.net.
Ky është postimi i plotë në Facebook i Haradinajt:
Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!