970×90
970×90

Zbutet Ilir Meta, nuk komenton fortë emërimin e Gentit ministër

Zbutet Ilir Meta, nuk komenton fortë emërimin e Gentit ministër

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje që solli një përplasje të fortë mes Presidencës e Kryeministrit, Meta është shprehur se ai personalisht nuk mund të komentojë apo ndërhyjë mbi aktet e organizimit të brendshëm të pushtetit ekzekutiv.

Por thënë këtë, Meta ka deklaruar gjithashtu se ai do të respektojë Kushtetutën dhe se e ka të qartë se kujt institucion do t’i delegojë autoritetin e tij kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.

Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

Related posts