970×90
970×90
970×90
970×90

Messi do të mungoj në shumë ndeshje

Messi do të mungoj në shumë ndeshje

Kur Ernesto Valverde paralajmëroi të dielën se njerëzit duhet të mësohen me faktin se do ta shohin Lionel Messin duke luajtur vetëm gjysmë ore në çdo ndeshje të Barcelonës, ai nuk bëri blof.

Këtë të marte ai e vërtetoi këtë, duke qenë njeri i fjalës së vet. Ai e la Messin jashtë ekipit të Barcelonës për njërën prej ndeshje më të rëndësishme deri tani këtë sezon, kundër Sevillës në çerekfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Pra, Barça do ta luajë ndeshjen e parë çerekfinale sonte në orën 21:30 ndaj Sevillën pa superyllin argjentinas, lojtarin e vet më vendimtar.  

Valverde ia ka dalë ta menaxhojë këtë situatë për mrekulli, e cila në cilëndo skuadër dhe nën menaxhimin e cilitdo trajner do të mundë të shkaktonte rebelim të madh.

Duke qenë se si çdo futbollist tjetër, edhe Lionel Messi dëshiron të luajë çdo minutë të çdo ndeshjeje, Valverde i ka ndihmuar argjentinasit ta kuptojë se është më rëndësi që minutat e tij të kontrollohen, në mënyrë që ai të futet në pjesën e fundit dhe më kyçe të sezonit sa më i freskët që është e mundur.  

Messi është shembulli më i qartë, ama ai nuk është i vetmi që trajtohet në këtë mënyrë, sepse kohëve të fundit edhe Luis Suarez dhe Sergio Busquets janë menaxhuar njëlloj. 

Nuk do mend se ambicia kryesore e tyre këtë sezon është Liga e Kampionëve. Vetë kapiteni Messi e bëri këtë të qartë para se të fillonte sezoni dhe pa u dorëzuar në garat tjera, çdo gjë që gjiganti katalonas bën këtë sezon është me qëllimin e vetëm që ta rrëzojë Real Madridin nga froni në Evropë.

Messi ka nisur vetëm disa ndeshje nga stoli këtë sezon, por të gjitha shenjat tregojnë se do të ketë shumë më shumë të tilla. /Gazeta Express/

Related posts