Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ka folur për revistën e mirënjohur “Rolling Stone” teksa ka zbuluar prioritetet për këtë vit kalendarik.
Në fakt, ajo ka pohuar se është vetëm një rregull që ka të bëjë me karrierën muzikore dhe albumin e ri.
“Duke punuar shumë për të nxjerrë albumin tim të ri. Këto janë rregullat e vetme që do të mundohem t’i jetësoj. Unë jam vetëm do të jetë në studio duke u siguruar që të kthehemi me disa gjëra zbavitëse për të gjithë”, ka shkruar ajo.
Theksojmë se 23-vjeçarja është nominuar për dy Grammy Awards – “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording|, për “Electricity Energy”.
“Kam mësuar se vetëm duke qenë e sinqertë dhe të flas të vërtetën time, kjo më bën të ndihem mirë”, ka pohuar ndër të tjerash zeshkania.
Ndërkohë, revista gjithashtu shkruan se bukuroshja është sjell në jetë nga prindërit shqiptar dhe se në Londër jeton që nga mosha 11-vjeçare.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.