970×90
970×90

Blerta Kllokoqi-Rugova: Presidenti Rugova qenin e sharrit e quante “Qeni Ilir Shqiptar”

Blerta Kllokoqi-Rugova: Presidenti Rugova qenin e sharrit e quante “Qeni Ilir Shqiptar”

Edhe Blerta Kllokoqi-Rugova, nuse e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar pas lajmit se mediat serbe, Qenit të Sharrit, i janë referuar si “racë autoktone të tyre”.

Kllokoqi-Rugova ka thënë se presidenti Rugova, qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir.

Sipas përshkrimit të Rugovës në një botim të vitit 2004 të quajtur “Qeni Ilir Shqiptar”, Qeni i Sharrit, ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh, përcjell Bota sot.

Blerta Kllokoqi-Rugova, ka treguar më tej se presidenti Rugova, pas ndarjes së pasurisë së ish Jugosllavisë më 1995, kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.

Si qen autokton i Kosovës, qeni i Sharrit ishte prezantuar në vitin 2012 në takimin e Federates së Kenologëve në Gjermani.

Postimi i plotë i Blerta Kllokoqi-Rugovës:

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova qenin e sharrit e quante Qeni Mollos Ilir. Qeni Mollos Ilir sipas përshkrimit që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova i kishte bërë në një botim të tij në vitin 2004 me titull “Qeni Ilir Shqiptar” ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh. Ai e përdorte për ushtrinë e tij. Është një qen shumë besnik ndaj pronarit të vet dhe e ruan bagëtinë me besnikëri nga sulmuesit.

Në vitin 1995 kur është bërë ndarja e pasurisë së ish Jugosllavisë ka qenë një konflikt mes Serbisë dhe Maqedonisë për pronësi dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në atë kohë kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.

Njëkohësisht Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kerkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që të regjistrohet si qen autokton i Kosovës.

Në vitin 2012 një delegacion nga Kosova i deleguar nga z. Dardan Gashi ministër i mjedisit në atë kohë kishte marr pjesë në takimin e Federates së Kenologëve në Gjermani ku e ka prezentuar si qen autokton të Kosovës.

Related posts