
Një grabitje ka ndodhur në një lokal të lojërave të fatit në qytetin e Podujevës.
Burimet e Ballkani.info thonë se katër persona kanë hyrë sonte në bastoren “Arena Sport” të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli.
Këto burime thonë se gjatë grabitjes askush nuk është lënduar, por se të gjitha paratë që ishin aty janë marrë.
Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.
Grabitjet në vendin tonë muajve të fundit janë shtuar ndjeshëm. Bankat dhe marketet deri më tash ka qenë caqe potenciale, ndërsa nga sonte edhe bastoret.