970×90
970×90

Malishevë, rrugët e pastruara edhe në fshatrat e thella malore

Malishevë, rrugët e pastruara edhe në fshatrat e thella malore

Rrugët në qytetin e Malishevës raportohet se nuk janë të bllokuara përfshi edhe fshatrat e thella malore.

“Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, por rënia e vazhdueshme e borës, e vështirëson qarkullimin. Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Malishevës.

Po ashtu, organet komunale, në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale

Related posts