970×90
970×90

Skandaloze, Ilir Meta godet Kosovën, nuk e dekreton Gent Cakajn për Ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Skandaloze, Ilir Meta godet Kosovën, nuk e dekreton Gent Cakajn për Ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Kur e gjithë Kosova dhe Shqipëria ju gëzua lajmit se Gent Cakaj do të bëhet Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është presidenti Ilir Meta i cili ka refuzuar të dekretojë Gentin si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa përmes një arsyetimi të gjatë ka tentuar t’i bind shqiptarët se 28-vjeçari nga Kosova përbën rrezik për diplomacinë e Shqipërisë.

Mes arsyeve për refuzimin e Cakajt, presidenti Meta ka renditur edhe faktin se Caka nuk ka përvojë dhe është “i papërgjegjshëm”.

“Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”, ka thënë Meta, përcjellë GazetaProjekti, teksa ka tentuar të arsyetoi vendimin për mos-dekretimin e Cakajt.

Related posts