970×90
970×90
970×90
970×90

Perëndimi nuk do t’i ndalojë tmerret në Siri, se thjesht nuk i intereson

Perëndimi nuk do t’i ndalojë tmerret në Siri, se thjesht nuk i intereson

Nick Paton Walsh

Kjo nuk është një seri e re taktikash nga regjimi sirian dhe Rusia: më parë ata kanë biseduar rreth një armëpushimi, para bombardimit, rrethimit dhe zbatimit të objektivave të tyre ushtarake – duke kërkuar përfundimisht që të gjithë banorët të largohen nga një territor i rrethuar. Kjo është ajo që bëjnë ata. Dhe atrofia e pafuqishme dhe konfuze është se çfarë po bën bota e jashtme në përgjigje të kësaj situate.

Kjo lloj masakre nuk u regjistrua sa duhet kur filloi në vitin 2012, as në 2013 kur barbarizmi u bë aq i egër saqë sirianët e dëshpëruar lejuan organizatën terroriste të Al Qaedës të dominonte disa zona dhe një grup të quajtur ISIS të marshonte në qytetin sirian Raqqa.

Në Homs, Hama, në lindje të Aleppos, madje edhe me përdorimin e gazit sarin në Ghouta në 2013 dhe Khan Sheikhoun në 2017, krimet nuk janë kurrë të mjaftueshme që të marrin një përgjigje serioze dhe të përkushtuar nga Perëndimi. Deri tani, Assadi ka humbur një aeroport dhe transaksionet bankare ndërkombëtare i duken të ndërlikuara. Asgjë tjetër.

Është shqetësuese të arrihet në përfundimin se diskutimi i përsëritur “kurrë më” dhe indiferenca perëndimore fsheh çështjen e vërtetë në rrezik në këtë rast. Ne thjesht nuk na intereson. Bota perëndimore do të veprojë vetëm nëse kryqëzata e Sirisë gjeneron një tmerr kaq ekstrem saqë militantët të kërcënojnë qytetet tona. Iluzioni që turpi dhe zemërimi ynë mund të ngadalësojë masakrën po i jep popullit të Ghoutës shpresa false.

Përpjekjet e Perëndimit ndoshta mund të vijnë në ndihmë për pasojat. Ne nuk jemi të aftë të bëjmë asgjë. Por ndërkohë ku mund t’i dërgojmë lulet? /Analizë e botuar në CNN/Përktheu për BalkanWeb: Aleksandra Kola/

Related posts