
Pas urimit nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranoi një tjetër urim, kësaj radhe nga homologia britanike, Theresa May.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se tani më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizim të miqësisë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May.
Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona.
Po ashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta. /