
Përtej çdo pozicioni zyrtar, emri i i Gent Cakajt tashmë ka hyrë në historinë më të re të politikës shqiptare duke u emëruar Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Me një stil plotë elegancë dhe një paraqitje tepër impresive, Genti shkëlqente gjithmonë në paraqitjet e tij mediale. Ai, me formimin e tij prej një intelektuali dhe vizionari, gjithmonë krijonte besimin për të nënkuptuar se para vetes kishte një të ardhme të ndritshme, dhe ja vjen edhe momenti kur Genti i bënë krenar gjeneratat e tij në Kosovë dhe Shqipëri, duke u emëruar Minister i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Por, si kishte filluar karriera politike e Gentit në proceset vendimmarrëse në Shqipëri përmes strategjisë gjithëpërfshirëse të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, një ide për të involvuar në politikat e qeverisë edhe shqiptar nga Kosova.
Ai, fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme, me theks të veçant, për çështjet e Bashkimit Europian.
Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme, për të vazhduar në Korrik të vitit 2018 si Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim. Ndërsa viti 2019 e gjenë atë si Minister ku pritet ta drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar një emër mjaft të respektuar, Ditmir Bushatin. Përmes opinioneve të ndryshme, mes kritikave dhe lavdatave, emërimi i tij kishte shkaktuar edhe bujë të madhe për faktin se Ganti i takon një gjenerate tjetër, por, vetë Edi Rama kishte vlerësuar lartë vendimin dhe përzgjedhjen e tij.
“Më falni për krahasimin, por Genti ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë që keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë, të jeni të sigurt se zgjedhja e tij është e një shqiptari si unë e si ti, unë e neveris çdo kënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen” Ishte deklaruar Rama, në pyetjen e gazëtarëve se a ka Gent Cakaj një CV. E në anën tjetër si bartës i strategjisë për ti drejtuar aksionet e qeverisë në Marrëdhniet Ndërkombëtare, Gent Cakaj ka para vetës shumë sfida, të cilat besojmë me sukses dhe profesionalizëm të lartë do t’ia dalë.
Alban Miroci& GazetaProjekti