
Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini do të nisë nesër nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.
Në këtë fazë të fundit të dialogut nesër do të caktohen temat që do të diskutohen mes dy palëve. Pritet që temat e përcaktuara të jenë çështja e të pagjeturëve, kërkim-falja e mundshme e të tjera.
Dialogu gati ka mbërritur në vitin e tetë por ende nuk ka zgjidhje përfundimtare mes dy shteteve.