970×90
970×90
970×90
970×90

Sqarohet Haradinaj për rritjen e pagës së tij

Sqarohet Haradinaj për rritjen e pagës së tij

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në interpelancën e sotme ka treguar arsyen pse ka vendosu për t’i rritur pagat për kabinetin të tij qeveritar.

Haradinaj tha se paga e kryeministrit të Kosovës është në numrin rendor 69 në Kosovë.

Në interpelancën që ka filluar në lidhje me këtë vendim me kërkesë të LDK-së, Haradinaj tha se në bazë të rangut të përgjegjësive që mban kryeministri dhe ministrat nuk munden me qenë në numrin 69.

Megjithatë Haradinaj tha se vendimi i tij është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese dhe ai është pezulluar derisa Gjykata ta marr vendimin.

“Sido që të jetë ai vendim ne do ta respektojmë, por është e habitshme indiferenca që ka ndodh në të kaluarën, leje kryeministrin apo ministrin por kryetari i KGJK-së ose kryeprokurori me lënë në vendin e 69 tregon orientimin tonë”, tha Haradinaj.

Sa i përket skemave sociale, Haradinaj tha se e kanë obligim për këto kategori.

Related posts