970×90
970×90

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufijtë me Serbinë

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufijtë me Serbinë

Ka disa ditë që mërgimtarët të cilët po largohen nga Kosova pas përfundimit të festave të fundvitit po ballafaqohen me pritje të gjata nëpër kufijtë me Serbinë.

Edhe tani, në pikë kalimet kufitare serbe, e të cilat po shfrytëzohen më së shumti nga ana e mërgimtarëve ka kolona të gjata.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhimin Kombëtarë Kufitar për momentin në Merdarë pritjet janë deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje, shkruan Indeksonline.

Në pikë kalimin kufitarë te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë. Në Mutivodë pritja është 3 orë, ndërsa në Jarinje pritja deri në 1 orë për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, duhet cekur se në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë, nuk ka pritje për të dalë nga Kosova.

Related posts