970×90
970×90

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Podujevë: U vodhën para dhe cigare

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Podujevë: U vodhën para dhe cigare

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bekim Bislimi nga stacioni policor i qytetit të Podujevës.

Ai thotë se grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur, dhe se Policia menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Kemi marrë informacione se rreth orës 04:20 ka ndodhur një grabitje e armatosur. Disa persona të dyshimtë nën kërcnim e armës kanë marr disa mjete monetare dhe disa pako cigare. Nuk ka persona të lënduar. Rasti është nën hetime. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia pas marrjes së informatave ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bislimi.

Policia e Kosovës ndërkohë është mobilizuar pas grabitjeve të armatosura të cilat janë bërë të shpeshta.
Kujtojmë se vetëm para pak ditësht një polic nga Istogu mbeti i vrarë në tentim e sipër për të neutralizuar një person të armatosur i cili kishte marrë pengje dhe po tentonte të grabiste një bankë në qytetin e Istogut./GazetaExpress/

Related posts