Vetura në të cilën u vra reperi Tupac Shakur ka dalë në ankand për shitje.
Reperi dhe një ndër artistët më të suksesshëm amerikanë ishte vrarë më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas të SHBA-ve.BMW e serisë së shtatë është nxjerrë në shtije, ku çmimi fillestar kap shifrat prej 1.5 milion dollarësh. Vetura është riparuar plotësisht gjatë muaji shkurt ndërsa ka ruajtur origjinalitetin dhe brendësia është e personalizuar, ku ekziston edhe një vend i posaçëm sekret për vendosjen e armëve.
Në natën tragjike të këngëtarit, ai ishte përpara në krahun e djathtë të ndjesës së veturës, gjersa u qëllua me katër plumba. Theksojmë se reperi ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marrë gjashtë ditë pas ngjarjes fatale.Ndryshe, artisti që ka shitur më shumë se 75 milionë kopje të albumeve, vazhdimisht kryeson sondazhet si një nga reperët më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/