970×90
970×90

Pas 17 viteve në Amerikë, rikthehet në vendlindje Komandanti i Uçk-së, Gani Shehu

Pas 17 viteve në Amerikë, rikthehet në vendlindje Komandanti i Uçk-së, Gani Shehu


Gani Shehu si komandant i Uçk-së në Junik ishte plagosur në një betejë me forcat serbe, dhe për shërim kishte shkuar në Amerikë për t’u rikthyer përsëri në luftë pas shërimit.

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Junik, Gani Shehu është rikthyer në vendlindjen e tij në Junik pas 17 viteve. Ai, ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 17 vite. Gjatë luftës në Junik ishte plagosur dhe për shërim kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, kauza për lirë e rikthen atë përsëri në betejat e luftës si komondant i Batalionit Atlantiku, shkruan GazetaProjekti. Në mes lotësh gëzimi atë e kanë mirëpritur familjarët dhe shokët e tij në Junik. ” Është një ndjenjë e cila nuk përshkruhet por një gëzim të cilin e kam pritur me vite” thotë nëna e Ganiut. Komandanti Shehu shquhet për betejat e guximshe si strateg i vequar dhe diplomat i rrallë në luftën e fundit. Ai kishte mirëpritur edhe diplomatin Hollbruk në Junik, duke përquar mesazhin në linjat ndërkombëtare se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka vetëm një mision. Çlirimin e vendit nga poshtuesi dhe lirinë e vendit

Related posts