Spektakli “Miss Afrika” i cili u mbajtë në Zvicër kishte protagonist kryesor dy motrat nga Kosova, Anna dhe Lea, të cilat në cilësin e jurisë profesionale ishin të involvuara në spektakël duke bërë përzgjedhjen e më të bukurës. Njëra nga motrat modelja Lea Galliker për GazetenProjekti shprehet e entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël. “Ka qenë një eksperienc interesante dhe e paharruar duke pasur parasysh faktin se dy shqiptare nga Kosova janë duke vlersuar bukuroshet nga Afrika dhe normalisht e çmoj lartë ftesën e organizatorëve” thotë Lea. Ndryshe Lea Galliker ka përmbyllur me sukses vitin 2018 duke pasur shumë angazhime profesionale për agjenturat e saj të modës në Zvicër.