
Këngëtarja kosovare Rita Ora ka festuar Krishtlindjen pranë familjes së saj.
Në një video të postuar nga Vera, nëna e Ritës, shfaqet atmosfera që ka mbizotëruar dhe duket se kjo familje ka festuar me muzikë shqipe.
Në video shihet Rita duke kërcyer me këngën e Shpat Kasapit ‘Valle kosovare, transmeton ksp.
Kujtojmë se Rita Ora pavarësisht famës ndërkombëtare që gëzon, ajo nuk ka reshtur së promovuari vendin e origjinës së saj, Kosovës.