970×90
970×90
970×90
970×90

Kjo është agjenda e zyrtarëve të Be-së

Kjo është agjenda e zyrtarëve të Be-së

Kjo është agjenda e zyrtarëve të lartë të BE-së gjatë qëndrimit në Kosovë27 Shkurt14:38
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, dhe komisionarin për zgjerim. Johanes Hahn, do të qëndrojnë për vizitë nesër në Kosovë.

“Presidenti Juncker dhe delegacioni i BE-së do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të medieve, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, është thënë në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Agjenda e plotë e aktiviteteve:

E mërkurë, më 28 shkurt 2018

14:20-15:20 Takim i përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj
Vendi: Zyra e Presidentit (mundësi për pamje)

15:25-15:45 Adresim për medie nga presidenti Juncker dhe presidenti Thaçi
Vendi: Korridori në hyrje (përdhese) të Kuvendit

16:00-17:00 Takim me qytetarët
Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Transmetim i drejtpërdrejtë do të ofrohet për të gjitha mediet e interesuara në këtë frekuancë satelitore: Eutelsat 16A, 16.0degE, Frequency:10762.25 Mhz, Modulation: DVB-S2, 8PSK, Symbol Rate:30000 Ksym, Polarization: Horizontal.

Related posts